Sport

Serbia paralajmëron letër proteste për rastin e Shaqirit

 

Serbia ka paralajmëruar letër proteste ndaj FIFA-s për rastin kur një tifoz i ka vendosur futbollistit Xherdan Shaqiri një xhaketë me logo të UÇK-së, derisa ky i fundit po prononcohej për media.

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Surbatoviq, këtë e ka konsideruar si incident, duke thënë se "do të kërkojmë reagim urgjent dhe sanksione të rrepta ndaj Shaqirit për promovimin e organizatës kriminale terroriste 'UÇK' gjatë një deklarate për media”.