Roma nuk ka hequr dorë nga mesfushori Denis Zakaria që aktivizohet te Borussia Monchegladbachu.
Zvicerani po pëlqehet nga trajneri Jose Mourinho që po tenton ta sjellë atë gjatë janarit në kryeqytet.
24-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me gjermanët dhe nuk e ka vazhduar ende atë. Drejtuesit e skuadrës së Romës do t’i nisin bisedimet me menaxherin e lojtarit në janar. Zakaria mund të transferohet te Roma si futbollist i lirë.