Sport

Kessie kandidat për ta zëvendësuar Pogban te Man. Utd

Manchester Unitedi është në kërkim të një mesfushori. Mediat angleze kanë raportuar se klubi i madh është duke tentuar të gjejë zëvendësuesin e Paul Pogbas.

Mesfushori francez nuk e ka vazhduar ende kontratën e cila i skadon në vitin e ardhshëm.

Kjo ka bërë që “Djajtë e Kuq” të kërkojnë një mesfushor të ri. Klubi anglez ka shprehur interesim për mesfushorin e Milanit, Franck Kessie.

Kessie po ashtu mund të largohet nga Milani, pasi është në vitin e fundit të kontratës.

Për Kessien interesim kanë shprehur edhe Atletico Madridi dhe PSG-ja.