Sport

Toni Domgjoni, risia e listës së Kosovës për ndeshjet e tetorit

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, e ka publikuar të premten listën për ndeshjet e Kosovës në muajin tetor.

Risi në listën e 24 futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi zviceran është futbollisti Toni Domgjoni, që luan për Vitessen në Holandë.

Domgjoni është mesfushor 23-vjeçar, ndërsa karrierë më parë ka bërë edhe te Zuerichu në Zvicër.

Domgjoni ka luajtur për grupmoshat zinxhir të përfaqësueses “helvetike”. Ka 18 paraqitje për Zvicrën U21.

Megjithatë, Domgjoni në bazë të informatave të KOHËS është duke pritur leje nga FIFA për ta përfaqësuar Kosovën.

Kosova më 9 tetor do të luajë në udhëtim te Suedia, derisa tri ditë më pas e pret Gjeorgjinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Këto ndeshje janë të rëndësishme për kualifikim në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Në listën e publikuar të premten mungon Valon Berisha për shkak të lëndimit, derisa është kthyer Bersant Celina, futbollisti i Ipswich Townit.

Image