Sport

Messi: Jam shumë i lumtur që kam shënuar

Foto: AP
 

Superylli argjentinas, Lionel Messi është shprehur shumë i lumtur që ka shënuar golin e parë për PSG-në. Parisi të martën mbrëma fitoi 2:0 ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

“City ishte kundërshtar shumë i vështirë. Ishte shumë me rëndësi për ne ta fitojmë ndeshjen pas barazimit me Brugge. Jam shumë i lumtur që kam shënuar gol”, ka thënë Messi për Canal+. “Nuk kam qenë në gjendje të luaj së fundi dhe kjo ishte vetëm ndeshja ime e dytë në këtë stadium. Po përshtatem në ekipin e ri. Sa më shumë që ne sulmuesit të luajmë së bashku, aq më i mirë do të jetë raporti ynë. Ne të gjithë duhet të rritemi së bashku, të përmirësohemi dhe të vazhdojmë të japim më të mirën”, ka shtuar Messi.