Sport

Mourinho e do Ndombelen te Roma

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e klubit italian që në afatin kalimtar të janarit të shikojnë mundësinë e transferimit të Tanguy Ndombeles, raporton “Calciomercato”.

Mourinho dëshiron të punojë sërish me mesfushorin francez, të cilin e njeh shumë mirë pasi kishte punuar me të te Tottenhami.

Portugezi po kërkon që ta rrisë konkurrencën në mesfushë.

Por, problem mund të jetë kontrata Ndombele ka me Tottenhamin deri në vitin 2025.

Një gol në katër ndeshje është bilanci i 24-vjeçarit me Tottenhamit këtë sezon.