Sport

Unitedi kthen sytë kah Phillips

Descriptive Text

Manchester Unitedi ka kthyer interesim kah mesfushori i Leedsit, Kalvin Phillips që po shihet si alternativë për Declan Ricen, për të cilin West Hami po kërkon mbi 100 milionë euro dëmshpërblim.

Phillips po shihet si zgjidhje më e lirë për Unitedin, që është i gatshëm të ofrojë rreth 40 milionë euro për kartonin e tij. Phillips, gjithashtu pëlqehet edhe nga trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer që e sheh si përforcim të duhur para repartit të mbrojtjes.

Phillips është reprezentues i Anglisë dhe së fundi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Leedsin që i skadon në vitin 2024. Ai këtë sezon ka shënuar një gol në shtatë paraqitje për Leeds Unitedin.