Sport

Leicesteri pas Albertos

Skuadra e Leicesterit ka shprehur interesim për mesfushorin e Lazios, spanjollin Luis Alberto.

Bëhet e ditur se ekipi anglez po planifikon të bëjë ofertë për Alberton gjatë miniafatit kalimtar të janarit.

Leicesteri është i gatshëm të ofrojë mbi 30 milionë euro për ta bindur Lazion në lirimin e Albertos, i cili ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025.

Te Leicesteri po e shohin Alberton si zëvendësim të denjë për belgun Youri Tielemans që do të largohet nga ekipi pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit.

Alberto 28-vjeçar është pjesë e Lazios prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Liverpooli kurse këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime në shtatë paraqitje në të gjitha garat.