Mesfushori Granit Xhaka është kthyer te Arsenali pas pezullimit prej tri ndeshjeve. Ai startoi te Arsenali që fitoi 3:1 derbin londinez ndaj Tottenhamit, të dielën.
Mesfushori kosovar është zëvendësuar në minutën e 81-të. Ai doli nga loja për shkak të një lëndimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për fat të keq Xhaka është lënduar. Jam shumë i brengosur pasi nuk duket shumë pozitive për momentin”, ka thënë trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta pas ndeshjes.
Arsenali nuk ka bërë të ditur se çfarë lëndimi ka pësuar Xhaka dhe sa është lëndimi serioz.