Prishtina ka shënuar fitore shumë të vështirë ndaj Vëllaznimit në Gjakovë. Të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së hendbollistëve, Prishtina fitoi me rezultatin 30:29. Golin e fitores e shënoi Lulzim Abazi.
Por gjakovarët kanë kontestuar golin e tij, duke pretenduar për gabim në hapa. Por ndryshe menduan gjyqtarët. Ndeshja ishte e forta dhe e barabartë.
Për Prishtinën është fitorja e parë, ndërsa për Vëllaznimin humbja e dytë. Shabani shënoi dhjetë gola për Prishtinën. Te Vëllaznimi u dallua Çlirim Rama me 9 gola.
Po të dielën, Drenica fitoi në udhëtim ndaj Zhegrës me shifrat 39:27.
Të shtunën, Trepça fitoi derbin ndaj Kastriotit me shifrat 29:26.
Te hendbollistet, Istogu e Prishtina luajtën derbi të fortë. Fituan istogaset me 29:28, po ashtu me gol në fund.