Barcelona ka nisur bisedimet me Ousmane Dembelen për të vazhduar kontratën.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se klubi i ka ofruar kontratë katërvjeçare francezit me pagë dukshëm më të lartë, për ta bindur të mbetet në “Camp Nou”.
24-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me klubin spanjoll.
Dembele është pjesë e Barcelonës që nga viti 2017, kur u transferua nga Dortmundi.