Dy skuadrat angleze, Liverpooli dhe Chelsea, kanë rikthyer interesimin për sulmuesin e krahut, Federico Chiesa.
Italiani është duke kaluar formë të mirë në sezonin e ri, duke qenë një ndër lojtarët kryesorë te “Zonja e Vjetër”.
Mediat italiane kanë raportuar se të dyja ekipet do tentojnë ta bindin lojtarin të transferohet në Premier League.
Madje skuadrat angleze do të dërgojnë ofertë të majme për italianin.
23-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin e ardhshëm.