Interi është duke u interesuar për transferimin e portierit gjerman Bernd Leno nga Arsenali, raporton “Fichajes”.
Kampioni i Italisë e sheh Lenon si zëvendësim afatgjatë për Samir Handanoviqin. Slloveni në moshën 37-vjeçare është duke iu afruar fundit të karrierës.
Lenos së fundi i është rrezikuar pozita nga Aaron Ramsdale, që u transferua gjatë verës.