Sport

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Zagreb

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në garën Grand Prix që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudistja mitrovicase mposhti në luftën për medalje polaken, Angelika Szymanska, me Ippon. Laura garoi në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Fazliu shënoi tri fitore, ndërsa pësoi një humbje. Laura vlerësohet shpresë e Kosovës për “Parisi 2024”.