Sport

Unitedi presion Pogbas

Manchester Unitedi është në pritje të përgjigjes së Paul Pogba për vazhdimin e kontratës.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit i kanë ofruar kontratën e re francezit, i cili nuk ka vendosur ende për të ardhmen.

“Djajtë e Kuq” thuhet se i kanë ofruar kontratë katërvjeçare Pogbas me pagë dukshëm më të lartë.

Pogba është në vitin e fundit të kontratës me Manchester Unitedin.

28-vjeçari në sezonin e ri ka gjashtë paraqitje në Premier League dhe shtatë asistime.