Sport

Lorik Emini realizon penallti për barazimin e Luzernit

Goli i Lorik Eminit i ka siguruar një pikë Luzernit në ndeshje me Sionin.

Takimi i së enjtes mbrëma përfundoi 1:1.

I takoi xhiros së shtatë të Superligës së Zvicrës.

Emini shënoi penallti për Luzernin, në minutën e 81-të.

Sioni ishte në epërsi që prej minutës së 42-të.

Luzerni është i parafundit (9) me katër pikë. Sioni është i pesti me nëntë pikë.

Emini kompletoi ndeshjen te Luzerni. U aktivizua edhe David Domgjoni kurse në stol qëndroi Ardon Jashari.

Emini 22-vjeçar ka shënuar golin e parë të edicionit. Ai luan mesfushor qendror.