Sport

Liverpooli insiston për Bellinghamin

 

Liverpooli nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mesfushorit Jude Bellingham që po tregon paraqitje të mira këtë sezon te Borussia Dortmundi. Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp po insiston në transferimin e Bellinghamit, kartoni i të cilit aktualisht vlerësohet mbi 50 milionë euro.

Anglezi 18-vjeçar ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2025 kurse këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asistime në tetë paraqitje në të gjitha garat. Bellingham vitin e shkuar debutoi edhe me Përfaqësuesen A të Anglisë dhe deri më tani ka regjistruar tetë ndeshje. Ai iu bashkua Dortmundit vitin e shkuar nga Birmighami.