Real Madridi ka triumfuar thellë 6:1 në shtëpi ndaj Mallorcas të mërkurën mbrëma në xhiron e 6-të të La Ligas spanjolle.
Marco Asensio (24’, 29’ dhe 55’) realizoi tre gola për Realin, ndërsa dy i shënoi Karim Benzema (3’, 78’). Benzema asistoi edhe dy gola tjerë.
Një gol për Realin e shënoi Isco në minutën e 84-të. Për Mallorcan golin e vetëm e shënoi Lee Kang-in (25’).
Reali pas 6 xhirove kryeson me 16 pikë, dy më tepër se Atletico Madridi që zë vendin e dytë.