Sport

Lëndohet Valon Berisha

Foto: Reuters

Futbollisti kosovar që veshë fanellën e Reimsit në Francë, Valon Berisha, ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Lillet.

Pas një kontakti me Sven Botman, Berisha është lënduar dhe është detyruar të largohet nga ndeshja në minutën e tetë.

Për shkallën e lëndimit, ende nuk dihet, por si duket bëhet fjalë për lëndim serioz. Për shkak të lëndimit, që disa muaj jashtë fushës është edhe Arbër Zeneli, që po ashtu luan te Reimsi në Francë.