Sport

Futbollisteve të Afganistanit u jepet azil në Portugali

Futbollistet e Përfaqësueses së Afganistanit ishin në frikë. Me javë, ishin endur nëpër shtet, duke pritur fjalën se mund të largohen.

Njëra dëshiron të bëhet mjete, tjetra një producente e filmit, e disa tjera inxhiniere. Të gjitha ëndrrojnë të bëhen edhe futbolliste profesioniste.

Më në fund mesazhi erdhi herët të dielën: Një aeroplan do të merrte vajzat dhe familjet e tyre nga Afganistani – në një vend që ato nuk e dinin se ku. Autobustët që do të merrnin ato nga aeroporti ishin nisur.

“U larguan nga shtëpitë e tyre dshe lanë çdo gjë prapa”, thotë Farkhunda Muhtaj, kapitene e përfaqësueset së Afganistanit e cila nga shtëpia e saj në Kanada kishte kaluar javët e fundit duke komunikuar me vajzat dhe duke ndihmuar për të aranzhuar shpëtimin e tyre. “Nuk po mund ta kuptojnë se janë jashtë Afganistanit tash”.

Që nga tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, vajzat, e moshës 14-16 vjet dhe familjet e tyre, kanë tentuar të largohen, duke u frikësuar se si do të bëhen jetët e tyre nën regjimin taleban, jo vetëm se gratë dhe vajzat e kanë të ndaluar të luajnë sporte, por pasi që ishin avokate për vajzat dhe anëtare aktvite të komuniteteve të tyre.

Të dielën pasdite, ato arritën në Lisbonë të Portugalisë.

Në intervista për AP këtë javë, Muhtaj, anëtaret e skuadrës së futbollit dhe disa anëtarë të familjes e po ashtu staf i federatës, kanë treguar për ditët e fundit para se të largoheshin nga Afganistani.

Misioni i shpëtimit, i quajtur “Operacioni Topa Futbolli”, ishte koordinuar me talebanët nëpërmjet një koalicioni ndërkombëtar të ish-ushtarakëve dhe ish-zyrtarëve të intelegjencës amerikane.

DeliverFund, një organizatë jofitimprurëse ka siguruar strehimin për 50 familje afgane.

Komplikim i misionit të shpëtimit ishte grupi i madh. Ishin 80 personam përfshirë 26 anëtare të reja si dhe të rritur e fëmijë, përfshirë edhe foshnja.

Robert McCreary, ish-zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nën presidentin George W. Bush, që ka ndihmuar në operacionin, ka thënë se Portugalia ka aprovuar azilin për vajzat dhe familjet e tyre.

“Bota u bë bashkë për të ndihmuar këto vajza dhe familjet e tyre. Këto vajza janë simbol i dritës për botën dhe njerëzimin”, ka thënë McCreary.