Trajnerët Antonio Conte dhe Andrea Pirlo po shihen si kandidatë potencial për ta zëvendësuar Ronald Koemanin në krye të Barcelonës. Mediumet në Spanjë kanë bërë të ditur se Koeman mund të shkarkohet pas barazimit 1:1 me Granadan të hënën mbrëma dhe gjasat janë të mëdha që brenda kësaj jave të largohet nga “Camp Nou”.
Si Conte ashtu edhe Pirlo, janë të papunë dhe po shihen si alternativa të mira.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoConte sezonin e shkuar e fitoi titullin e kampionit në Serie A me Interin përpara se të largohet, ndërsa Pirlo u shkarkua nga Juventusi përkundër që e fitoi Superkupën dhe Kupën e Italisë.