Sport

Real Madridi insiston për Marquinhon

Mbrojtësi i PSG-së, Marquinho, vazhdon të mbetet në planet e Real Madridit.

Raportohet se klubi nga Madridi është i etur që ta transferojë brazilianin në “Santiago Bernabeu”.

Ky transferim mund të realizohen gjatë verës së vitit 2022. Vlera e Marquinhos në treg është rreth 75 milionë euro. Nuk dihet nëse Reali është i gatshëm të paguajë këtë shifër.

27-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024.