Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema e Vinicius të pandalshëm, gola e asistime në fitoren e Realit

Karim Benzema e Vinicius Junior kontribuuan me nga një gol e një asistim për fitoren 2:1 të Real Madridit. Reali të dielën mbrëma fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Valencias.

Reali fitoren e siguroi në minutat e fundit të takimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hugo Duro kaloi në epërsi Valencian në minutën e 66-të. Për 1:1 shënoi Vinicius në minutën e 86-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Benzema shënoi golin e fitores.

Pas xhiros së pestë në La Liga, Reali udhëheq me 13 pikë. Atletico i ka 11, ndërsa Valencia e Bilbao nga dhjetë.

Benzema i ka pesë gola e gjashtë asistime në pesë takimet e deritashme. Në shifrën e pesë golave ka arritur edhe Vinicius, që ka edhe një asistim.