Derbi i xhiros së katërt të Serie A ndërmjet Juventusit dhe Milanit është mbyllur pa fitues. Dy skuadrat e mëdha kanë luajtur 1:1.
Me këtë barazim Juventusi vazhdon formën e dobët në kampionat derisa Milani vazhdon serinë e rezultateve pozitive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja nisi më mirë për vendasit që shënuan qysh në minutën e katërt.
Alvaro Morata shënoi për 1:0 pas asistimit të Paulo Dybalas.
Në vazhdim të dyja ekipet tregoheshin të kujdesshme duke rrezikuar herë pas here, por pa sukses.
Në pjesën e dytë “rossonerët” arritën të barazonin rezultatin.
Ishte sulmuesi kroat, Ante Rebiq që realizoi për 1:1 në minutën e 76-të.
Ai u asistua nga Sandro Tonalli.
Juventusi ka dy pikë pas katër ndeshjeve derisa Milani është në pozitën e dytë me 10 pikë.