Sport

Veton Berisha vazhdon me gola ne Norvegji

 

Veton Berisha ka vazhduar me formë të mirë në elitën e futbollit të Norvegjisë. Berisha shënoi golin e vetëm për Vikingun që pësoi disfatë në shtëpi nga Bode/Glimt me rezultatin 3:1.

Berisha shënoi në minutën e 6-të për epërsinë 1:0, por më pas skuadra e tij pësoi tri gola për ta humbur ndeshjen e luajtur të dielën në kuadër të javës së 19-të të Eliteserien të Norvegjisë.