Sport

Bekim Isufi: Fitore e merituar ndaj Llapit

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi, tha se fitorja ndaj skuadrës së Llapit ishte e merituar.

Ai lavdëroi lojtarët e tij për paraqitjen në këtë përballje.

“Çdo fitore është e rëndësishme, sidomos kundër një kundërshtari të fortë si Llapi. Një ndeshje shumë e vështirë me shumë ndërprerje, por një fitore e merituar ku deri te goli i parë kishim menaxhimin e ndeshjes. Por, kemi menaxhuar në përgjithësi ndeshjen. Kemi bërë një lojë të mirë dhe kemi arritur të mbroheshim mirë dhe arritëm të realizonim golin e dytë duke shfrytëzuar hapësirat e krijuara nga kundërshtari ynë”, deklaroi Isufi.