Sport

Dortmundi në garë për Wernerin

 

Pas Bayern Munichut edhe skuadra tjetër nga Bundesliga, Borussia Dortmundi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Timo Werner. Werner pritet të largohet nga Chelsea pasi e ka humbur vendin e titullarit pas ardhjes së Romelu Lukakut dhe Dortmundi është i gatshëm të bëjë ofertë për transferimin e tij.

Në fakt, Werner te Dortmundi po shihet si zëvendësim për norvegjezin Erling Haaland, i cili pritet të largohet në fund të këtij sezoni pas ofertave të shumta që ka marrë nga skuadrat e mëdha të Evropës. Werner 25-vjeçar iu bashkua Chelseat vitin e shkuar nga Leipzigu, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Ai me ekipin londinez ka kontratë deri në vitin 2025 kurse këtë sezon ka katër paraqitje për Chelsean në të gjitha garat.