1 perditesime
17:59

Malisheva thellon krizën e Llapit

Skuadra e Llapit është mposhtur nga Malisheva në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.

Dueli i luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Llapi ishte vendas, është mbyllur me rezultatin 3:0 në favor të Malishevës.

Për Llapin, kjo është humbja e dytë në katër ndeshjet e para të këtij edicioni, ku ka regjistruar edhe dy humbje. Ndërkohë, Malisheva ka regjistruar fitoren e dytë. Në duelin ndaj Llapit, të dy gola për Malishevën i shënoi sulmuesi Torvioll Stullqaku (57’, 59’) ndërsa një tjetër e realizoi Oliver në minutën e katërt të kohës shtesë.

16:55

Mbyllet baras pjesa e parë në Prishtinës mes Llapit e Malishevës

Ndeshja që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndërmjet Llapit dhe Malishevës, ka përfunduar pa gola pas pjesës së parë. K

y duel i takon javës së katërt të Superligës së Kosovës në futboll kurse Llapi është në cilësinë e ekipit vendas.

Llapi ende nuk ka shënuar fitore këtë edicion në elitë.