1 perditesime
17:58

Feronikeli fiton minimalisht ndaj Dukagjinit

Skuadrës së Feronikelit i ka mjaftuar goli i hershëm i Ard Qorrit për ta mposhtur Dukagjinit në duelin e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.

Dueli i luajtur në Drenas, përfundoi me rezultatin 1:0. Qorri e shënoi golin në minutën e gjashtë.

Për Feronikelin, kjo është fitorja e dytë këtë edicion në Superligë karshi dy humbjeve dhe e ngrit në kuotën e gjashtë pikëve. Ndërsa, Dukagjini mbetet në kuotën e dy pikëve pas dy humbjeve dhe dy barazimeve.

16:54

Feronikeli në epërsi ndaj Dukagjinit

Skuadra e Feronikelit është në epërsi ndaj Dukagjinit pas 45 minutave të para të ndeshjes që po luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Kjo ndeshje i takon xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.

Feronikeli kaloi në epërsi në minutën e gjashtë nëpërmjet Ardi Qorrit.