Sport

Reali po monitoron situatën e Ruedigerit te Chelsea

Descriptive Text

Klubi i Real Madridit po e vëzhgon situatën e qendërmbrojtësit Antonio Ruediger te Chelsea, pasi gjermani ende nuk ka arritur marrëveshje për kontratën e re me klubin anglez.

Ruediger ka kontratë me Chelsean deri në fund të këtij edicioni dhe Real Madridi po shpreson ta sigurojë si transferim të lirë në fund të edicionit.

Ruediger pëlqehet nga trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, që e sheh si përforcim të rëndësishëm për repartin e mbrojtjes sezonin tjetër.

28-vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2017 kurse karrierë ka bërë edhe te Roma e Stuttgarti.

Ai këtë edicion ka gjashtë paraqitje për londinezët në të gjitha garat.

Krahas Realit, interesim për Ruedigerin ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.