Sport

Muriqi kërkon falje për rastet e humbura

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka kërkuar falje për rastin ideal që e humbi ndaj Spanjës. Muriqi në minutën e 53-të, gjuajti jashtë portës edhe pse ishte i vetëm përballë portierit Unai Simon.

Muriqi ka thënë se synimi i tij ishte të shënonte gol, por që fati i mungoi në këtë rast. “Ndoshta, është dashur të bëjë një gjuajtje më të mirë, sepse kundër Spanjës nuk të vjen shpesh një rast i tillë.

Kur nuk shënon, atëherë pëson dhe më vjen keq që nuk shënuam pasi patëm disa raste të mira. Patëm ndeshje të mirë, sulmuam dhe mendoj se mund të ndihemi krenar me paraqitjen. Shpresojmë që në ndeshjet tjera të marrim pikët maksimale”, është shprehur Muriqi, i cili ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit për Kosovën.