Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gazetari spanjoll flet për mikpritjen e Kosovës, zbulon shakatë në kufi

Miguel Angel Lara, një gazetar spanjoll, ka thënë se pritja në Kosovë ka qenë e mrekullueshme, para ndeshjes që dy përfaqësueset do të zhvillojnë të mërkurën në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Lara, që është gazetar i prestigjiozes “Marca”, ka thënë se në kufi madje është pritur me shaka nga kosovarët.

Teksa ka treguar për hyrjen në Kosovë ai ka thënë se mikpritja ka qenë me shaka: “Hej, thuaju në Spanjë që ne jemi shtet”.

“Ekstremisht miqësor”, ka thënë tutje ai teksa ka vazhduar duke treguar se si pasojë e COVID-19, gjithçka në Kosovë mbyllet në orën 10:00.

Kosova e Spanja takohen të mërkurën në mbrëmje në kuadër të eliminatoreve për Botëror. Të dyja janë pjesë e Grupit B. Spanja prin në grup me 10 pikë, ndërsa Kosova është e treta me katër. Në ndeshjen e parë, Spanja pati fituar 3:1.

Edhe Tjetër shkelje, federata spanjolle e shkruan “territori i Kosovës” në vend të “Kosova” Futboll Tjetër shkelje, federata spanjolle e shkruan “territori i Kosovës” në vend të “Kosova”

Ndeshja ka zgjuar interesim edhe më të madh për shkak se Spanja nuk e njeh Kosovën shtet e se autoritet zyrtare të Spanjës kanë vazhduar me trajtim jo të barabartë të Kosovës sa i takon prezantimit. E njëjta ka ndodhur me mediat spanjolle që shmangin maksimalisht përmendjen e Kosovës.