Sport

Norwichi konfirmon se Rashica do t’i mungojë Kosovës në ndeshjen në Gjeorgji

Foto: Driton Paçarada/ Koha Ditore

Klubi i Premier Leagues së Anglisë, Norwich City, e ka konfirmuar se Milot Rashica do t’i mungojë përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2022, që e luan më 2 shtator në udhëtim kundër Gjeorgjisë, për faktin se Gjeorgjia është në listën e kuqe të Britanisë së Madhe, si shtet me rrezik të lartë shkaku i COVID-19.

Por, siç ka bërë të ditur Norwichi, Rashica do të jetë në dispozicion për të luajtur në ndeshjen e 5 shtatorit kundër Greqisë, dhe atë kundër Spanjës më 8 shtator.

“Rashica nuk do të paraqitet në ndeshjen e parë në Gjeorgji të enjten, më 2 shtator, pasi ndeshja luhet në një shtet që gjendet në listën e kuqe. Ndërkohë do të jetë në dispozicion t’i luajë dy ndeshjet në shtëpi më 5 shtator kundër Greqisë e 8 shtator kundër Spanjës”, ka njoftuar Norwichi.