Sport

Pas largimit të Ronaldos, Juventusi kontakton Realin për Hazardin

Descriptive Text

Boshllëkun e lënë nga Cristiano Ronaldo, skuadra e Juventusit po synon ta mbulojë me Eden Hazardin e Real Madridit.

“Mundo Deportivo” ka shkruar të premten se Juventusi tashmë ka kontaktuar Realin në lidhje me çështjen e Hazardit.

Mësohet se Juventusi po e kërkon huazimin njëvjeçar të belgut, me detyrim të blerjes së tij në fund të sezonit.

Ronaldo u largua nga Juventusi dhe pritet që t’i bashkohet Manchester Unitedit, ekip që ka ofruar 28 milionë euro me bonuse për kartonin e tij.

Në anën tjetër, Hazard është pjesë e Realit prej vitit 2019, por asnjëherë nuk ka arritur ta arsyetojë dëmshpërblimin e tij prej 115 milionë eurosh që e pagoi ekipi spanjoll.

Ai ka pasur vazhdimisht probleme me lëndimet.