Sport

Ronaldo përfundimisht dëshiron largimin, kërkon nga Juventusi që ta shesë

Cristiano Ronaldo përfundimisht ka vendosur që të largohet nga klubi i Juventusit, ka konfirmuar gazetari Fabrizio Romano.

Ylli portugez ka kërkuar nga “Zonja e Vjetër” që ta shesë, me Manchester Cityn që po pritet të jetë destinacioni i radhës për futbollistin.

Siç shkruan Romano, Juve po e pret ofertën zyrtare të Cityt në orët në vazhdim për të arritur marrëveshjen sa më shpejt që të jetë e mundshme.

Ronaldo nuk do të jetë i gatshëm për paraqitje për Juven në ndeshjen e ardhshme.