Sport

Juninho thotë se Lyoni ka pasur nevojë për një lojtar si Shaqiri

Descriptive Text

Drejtori sportiv i Lyonit, Juninho është shprehur i lumtur me transferimin e Xherdan Shaqirit te skuadra franceze. Juninho ka insistuar se Shaqiri, do t’i shtojë edhe më shumë cilësi Lyonit. Shaqiri të hënën u prezantua te Lyoni, ekip me të cilin firmosi kontratë trevjeçare. Ai te Lyoni u transferua nga Liverpooli për gjashtë milionë euro, plus pesë të tjera në formë bonusesh.

“Ne kemi folur me të për një kohë të gjatë. Na duhej një lojtar i tillë. Ai gjithashtu do të na sjellë shumë në dhomat e zhveshjes. Që nga kontaktet tona të para me të, ai ka treguar dëshirën për të ardhur tek ne. Unë kam bërë përpjekjen. Ne jemi shumë të gëzuar. Shpresojmë që ai të jetë në skuadër sa më shpejt të jetë e mundur. Ai është një konkurrent, këtë e pamë gjatë Evropianit. Ai do të sjellë shumë cilësi ekipit në fushë”, ka thënë Juninho.