2 perditesime
19:22

Chelsea fiton derbin ndaj Arsenalit

Skuadra e Chelseat ka fituar edhe ndeshjen e dytë rresht në Premier League, pasi të dielën e fitoi derbin e Londrës kundër Arsenalit. Dueli i luajtur në stadiumin “Emirates” përfundoi me rezultatin 2:0 në favor të Chelseat.

Sulmuesi Romelu Lukaku debutoi me gol te Chelsea. Lukaku që ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen te Chelsea, shënoi në minutën e 15-të për ta zhbllokuar rezultatin pas asistimit të Reece Jamesit. Ndërsa, në minutën e 35-të ishte James, ai që shënoi golin e dytë pas asistimit të Mason Mountit për ta vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Përderisa për Chelsean, kjo është fitorja e dytë këtë edicion në po aq ndeshje të luajtura, Arsenali regjistroi disfatën e dytë. Skuadra e Mikel Artetas u mposht edhe në xhiron e parë të Premier League nga Brentfordi me rezultatin 2:0.

18:08

Chelsea dyfishon epërsinë ndaj Arsenalit

Chelsea ka dyfishuar epërsinë ndaj Arsenalit, në ndeshjen e xhiros së dytë të Premier Leagues së Anglisë.

Reece James në minutën e 35-të ka realizuar golin e dytë të Chelseat. Chelsea po kryeson 2:0 në Emirates.

Romelu Lukaku realizoi golin e parë për Chelsean në derbin e Londrës. 

https://streamwo.com/ZHCGwC9

17:57

Lukaku kalon Chelsean në epërsi

Sulmuesi belg Romelu Lukaku ka shënuar gol në ndeshjen e tij të parë zyrtare me fanellën e Chelseat.

Lukaku javën e shkuar iu bashkua Chelseat nga Interi, dhe të dielën ndaj Arsenalit po luan titullar te ekipi i Thomas Tuchelit. Ai shënoi gol në minutën e 15-të për të kaluar në epërsi Chelsean në stadiumin “Emirates” pas asistimit të Reece Jamesit.

https://streamwo.com/vArYL6H