1 perditesime
18:58

Llapi e nis me barazim sezonin e ri

Fituesi i Kupës në fuqi i Kosovës në futboll, Llapi nuk ka arritur të fitoj më shumë se një pikë në ndeshjen e parë të edicionit 2021/2022 të Superligës së Kosovës në futboll.

Llapi barazoi 1:1 në Merdar ndaj Ulpianës së kthyer në elitën e futbollit kosovar.

Golin e epërsisë për Ulpianën e shënoi Argjend Mustafa, kurse shifrat i barazoi Alfer Firmino.

17:57

Pjesa e parë e ndeshjes Llapi - Ulpiana mbyllet baras

Pjesa e parë e ndeshjes tjetër të Superligës në futboll në mes të Llapit dhe Ulpianës ka përfunduar pa gola.

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në Merdar.