Mesfushori italian Manuel Locatelli i ka kaluar me sukses testet mjekësore te Juventusi të mërkurën, kanë njoftuar mediat në Itali.
Pasi ka kaluar testet, Locatelli pritet të zyrtarizohet te Juventusi si përforcimi më i ri për edicionin 2021/22 që nis këtë vikend në Serie A.
23-vjeçari te Juventusi u transferua nga skuadra e Sassuolos. Ai te Juventusi është huazuar për dy vjet me detyrim të blerjes për 35 milionë euro.
Locatelli do të firmos kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2026. Mesfushori ishte pjesë e Sassuolos prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Milani.
Për Sassuolon, Locatelli ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë 11 asistime në 99 paraqitje.