Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi do ta transferojë Locatellin për 35 milionë euro

Manuel Locatelli (AP)

Juventusi ka arritur marrëveshje me Sassuolon për transferimin e Manuel Locatellit, mëson Goal.com.

I njëjti medium bën të ditur se Juve do të paguajë 35 milionë euro për Locatellin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për mesfushorin italian që pati paraqitje të mira edhe me Italinë në “Euro 2020”, ishte i interesuar edhe Arsenali.

Por, dëshira e lojtarit ishte të kalonte te Juventusi, klub që e ka kërkuar që disa muaj.

Locatelli kishte kontratë me Sassuolon deri në vitin 2023. Te Sassuolo ishte transferua në vitin 2019 për 14 milionë euro.