E ardhmja e Kieran Trippierit është ende e paqartë.
Për mbrojtësin anglez që veshë fanellën e Atletico Madridit, janë të interesuara Manchester Unitedi dhe Arsenali.
Klubet angleze janë të njoftuara se mund ta transferojnë Trippierin vetëm nëse e aktivizojnë klauzolën e lirimit në vlerë prej 60 milionë eurosh.
Në të kundërtën, Atletico nuk do të lejojë largimin e anglezit nëse nuk përmbushen kërkesat.
30-vjeçari u transferua tek klubin nga Madridi në verën e vitit 2019 nga Tottenhami për 22 milionë euro dhe ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2023.