Sport

Valon Berisha luajti 21 minuta në barazimin e Reimsit

Descriptive Text

Valon Berisha ka luajtur vetëm në 21 minutat e fundit në barazimin e Reimsit kundër Montpellierit me shifrat 3:3. Ky takim ishte i vlefshëm për javën e dytë të elitës së futbollit të Francës.

Berisha hyri në lojë në minutën e 70-të në vend të Moreto Cassamas. Në momentin kur futbollisti kosovar u inkuadrua në lojë, Reimsi ishte duke humbur 3:2, por në fund ai doli që të nxjerrë një pikë.

Edhe në ndeshjen e parë të kampionatit që Reimsi barazoi me Nicen 0:0, 28-vjeçari Berisha luajti në 20 minutat e fundit të ndeshjes.

Me dy pikë nga po aq takime, Reimsi zë vendin e nëntë. Derisa Montpellieri renditet i 12-ti me vetëm një pikë.

Te Reimsi për shkak të lëndimit mungoi Arbër Zeneli.