Sport

Chelsea me fitore bindëse ndaj Crystal Palacet

Chelsea tregoi se ka potencial për titull të Premier Leagues sivjet.

Të shtunën gjatë ditës, “blutë e Londrës” mposhtën në mënyrë komode Crystal Palacen e drejtuar nga Patrick Vieira, 3:0.

Momenti më i veçantë në stadiumin “Stamford Bridge” me shumë zhurmë e thuajse krejtësisht të mbushur, ishte kur produkti i akademisë, Trevoh Chalobah, shënoi golin e tretë për Chelsean me gjuajtje të fuqishme e të saktë në debutimin e tij në Premier League.

Marcos Alonso e realizoi golin e parë për Chelsean në këtë duel me gjuajtje të saktë nga goditja e dënimit pas 27 minutash lojë.

Christian Pulisiq e dyfishoi rezultatin pesë minuta para pushimit, ndërsa golin e tretë e shënoi Chalobah, i cili iu bashkua Chelseat 14 vjet më parë.

Në këtë duel nuk debutoi Lukaku me skuadrën e re. Minuta nuk pati as për Kanten, Ziyechin, Chilwellin dhe Havertzin.