Sport

Krerët e Barçës refuzojnë kërkesën e Koemanit për përforcime

Descriptive Text

Drejtuesit e Barcelonës kanë hedhur poshtë kërkesën e trajnerit Ronald Koeman për përforcime gjatë këtij afati kalimtar, kanë njoftuar të premten mediumet spanjolle. Bëhet e ditur se Koeman ka kërkuar edhe një sulmues dhe një mesfushor për sezonin e ri pas largimit të Lionel Messit, por klubi që është në probleme financiare nuk e ka marrë parasysh kërkesën e holandezit.

Messi javën e shkuar u largua nga Barcelona për të firmosur me Paris Saint-Germainin. Te Barcelona, i kanë bërë me dije Koemanit se po punojnë në largimin e lojtarëve dhe reduktimin e pagave për të evituar problemet tjera financiare në sezonin e ri.

Barcelona gjatë këtij afati kalimtar ka transferuar tre lojtarë, sulmuesit Memphis Depay e Sergio Aguero dhe mbrojtësin Eric Garcia, që të tre falas.

Mirëpo, Aguero nuk do të mund të debutojë me Barcelonën deri në fund të muajit tetor për shkak të lëndimit të pësuar në stërvitje.