Sport

Dumfries drejt Italisë

Mbrojtësi i krahut të djathtë, holandezi Denzel Dumfries pritet që karrierën ta vazhdoj në Serie A.

Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Dumfires është pranë transferimit te Interi, ekip që pothuajse ka finalizuar marrëveshjen me PSV Eindhovenin. Për kartonin e 25-vjeçarit, Interi do të paguajë rreth 20 milionë euro dëmshpërblim.

Dumfries te Interi, do ta zëvendësoj Achraf Hakimin, i cili u transferua te Paris Saint-Germaini. Dumfries ishte pjesë e Holandës në “Euro 2020” dhe pati paraqitje të mira. Ai ka kontratë me PSV Eindhovenin deri në vitin 2023 kurse u transferua në vitin 2018 nga Heerenveeni për 5.5 milionë euro.