Qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi është pranë rikthimit në Serie A.
Mediumet italiane kanë raportuar se Mustafi është në negociata me skuadrën e Genoas, të cilat pritet të mbyllen me sukses brenda kësaj jave.
Bëhet e ditur se te Genoa, tashmë i kanë ofruar Mustafit kontratë deri në vitin 2025 dhe ai është i gatshëm t’i bashkohet ekipit nga Serie A si lojtar i lirë.
Madje, Genoa ka mposhtur konkurrencën e fortë nga Fiorentina, ekip që gjithashtu kishte shperhur interesim për Mustafin. 29-vjeçari së fundi ishte pjesë e Schalkes, por u largua nga ekipi që nuk arriti të mbijetojë në Bundesligë.
Mustafi për dy vite (2012-2014) ka bërë karrierë te Sampdoria dhe e njeh qytetin e Genoas. Ai në Serie A, ka 50 paraqitje dhe një gol të shënuar.
Karrierë, Mustafi ka bërë edhe te Valencia e Arsenali.