Lis Shoshi do të qëndrojë edhe një stinor te KB Peja. Basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës te Peja u transferua stinorin e kaluar.
Ai luan në pozitën e qendrës.
“Shqiponja në fole edhe për një sezon tjetër. Lis Shoshi nënshkruan marrëveshjen e re dhe është gati për sezonin 2021/22”, ka shkruar KB Peja.