Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani, ka asistuar në Ligën e Konferencës.
Të premten mbrëma, skuadra e tij suedeze, Hammarby, u mposht 3:1 në udhëtim te Cukaricki i Serbisë, 3:1.
Selmani asistoi në golin e barazimit. Ai pasoi me kokë nga gjysma e fushës, ndërsa sulmuesi Gustav Ludwigson pas vrapimit të shpejtë, shënoi për 1:1 në minutën e 25-të.
Ndeshja kthyese e rrethit të tretë në Ligën e Konferencës zhvillohet pas një jave në Suedi.