Sport

Vdiq në aksident djali 18-vjeçar i ish-mesfushorit të Gjermanisë, Michael Ballack

Emilio Ballack 18-vjeçar, djali i ish-mesfushorit të famshëm gjerman Michael Ballack, ka vdekur në një aksident trafiku me “quad-bike” në mëngjesin e të enjtes në Portugali.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit raporton “Daily Mail” në Troia në jug të Lisbonës, afër shtëpisë që kishte blerë Michael Ballack disa vite më parë.

Ballack llogaritet ndër mesfushorët më të mirë që ka prodhuar ndonjëherë Gjermania.