Sport

Bailey transferohet te Aston Villa

Klubi i Premier Leagues së Anglisë, Aston Villa, e ka transferuar sulmuesin anësor xhamajkan Leon Bailey nga Bayer Leverkuseni për 30 milionë euro.

23-vjeçari, që ka shënuar 28 gola në 119 ndeshje në Bundesligë për Leverkusenin, ka firmosur me Aston Villan kontratë deri në vitin 2025.

“Ne po shikojmë para të shohim shkathtësitë e talentin e tij për Aston Villan në Premier League”, ka thënë trajneri i Aston Villas, Dean Smith, për faqen zyrtare të klubit.

Bailey është transferimi i tretë i Aston Villas këtë verë pas Emiliano Buendias nga Nor]ich City e Ashley Young nga Interi.

“Për mua është klub i madh me histori të madhe dhe është hapi i duhur. Jam i lumtur që të nisi aventurën e re. Shpresoj të jap më të mirën e ta kem një stinor të madh në Premier League”, ka thënë Bailey.